Vezhgim mbi kategorine dogmatike: “Menyrat e shfaqes se vepres penale”

Bozheku Ersi 18/02/10
Scarica PDF Stampa

Ky artikull lind, nga nje reflektim i kryer gjate studimeve shkencore mbi istitutet themelore qe karakterizojne kodet penale te te gjithe botes – si tentativa, bashkepunimi, bashkerealizimi i veprave penale, vepra penale e cilesuar nga rrethana lehtesuese apo renduese etj.

Gjate ketyre studimeve, lidhur me keto institute, kam vene re aplikimin e vazhdueshem te nje terminologie, e cila perdoret nga pjesa me e madhe e manualeve dhe komentareve te se drejtes penale te Italise, Gjermanise, Spanjes, Turqise dhe vendeve te Amerikes Latine.

Me ekzaktesisht, pjestaret e doktrines se ketyre shteteve, te cilet perbejne pjesen dermuese te doktrines boterore rreth “teorise se pergjithshme te se drejtes penale”, e cila tashme eshte pjese e kultures nderkombetare – edhe te Shqiperise dhe vendeve te tjera te Ballkanit – perdorin shprehjen “menyrat e shfaqes se vepres penale” (1).

Terminologjia ne fjale, shpreh nje koncept te pergjithshem, qe synon te mbledh te gjitha ato raste ne te cilat vepra penale perveç struktures se saj elementare shfaq edhe disa elemente te tjere, te cilet e bejne te ndryshoje nga prototipi. Ky i fundit identifikohet me faktin tipik, te kunderligjshem, me faj (siaps teorise se tridegezimit) apo me faktin objektivisht te paligjshem me faj (sipas teorise se dydegezimit), i perbere nga te gjithe elementet e tij (sjellja, elementi psikologjik, pasojat etj.), i cili realizohet nga nje subjekt dhe perputhet me dispoziten e pershkruar ne pjesen e posaçme te kodit penal.

Ketij modeli klasik te realizimit te vepres penale (i cili identifikon vepren penale te konsumuar ne menyre monosubjektive, te thjeshte), i kundervihen disa menyra (forma) alternative me ane te te cilave vepra penale mund te shfaqet konkretisht (2).

Mund te ndodh qe vepra penale te paraqitet e pa realizuar sepse, nuk realizohet prekja e te mires juridike drejt te se ciles sjellja ishte drejtuar (p.sh. X qellon me pistolet ne drejtim te Y-it por gabon shenjestren dhe gjuajtja shkon bosh), ose sepse sjellja me ane te te ciles realizohet vepra penale nuk perfundohet (Z hyn ne nje banese per te vjedhur ,por pasi shikon te zotin e shtepise largohet pa pervetesuar asnje send) (3).

Gjithashtu, vepra penale mund te jete fryti i bashkepunimit te disa njerezve, vullnetet e te cileve konvergojne ne realizimin e nje pasoje te demshme per te miren juridike. P.sh. A, B dhe C nisen per te bere nje vjedhje. A futet ne banesen e marre ne shenjester, B ben roje poshte baneses per te pare mos vijne te zotet e shtepise, C eshte gati me makinen e ndezur per tu nisur menjehere pas vjedhjes.

Raste e marra ne shqyrtim i pergjigjen figurave te tentatives dhe te bashkpunimit ne vepren penale monosubjektive. Behet fjale per raste te parashikuara ne ligj me ane te te cilave ligjvenesi shtrin tipicitetin. Ne rastin e pare tipiciteti shtrihet edhe ne rastet e realizimit vetem te nje pjese te vepres penale; ne rastin e dyte tipiciteti i shtrihet edhe bashkepuntoreve ne vepren penale.

Eshte e qarte se ne rastin e tentatives, ne qofte se kjo figure nuk do te ishte e parashikuar ne ligj, mos realizimi i pasojes. apo te nje pjese te veprimit duhet te perjashtohej pergjegjesia penale, pasi fakti nuk mund te quhej tipik. Ndeshkimi i nje krimi ne tentative mund te behet vetem ne prezence te nje dispozite qe parashikon tentativen dhe qe ka si funksion shtrirjen e tipicitetit edhe rasteve ne fjale.

Te njejtin funksion kane edhe dispozitat mbi bashkepunimin e parashikuara ne nenet 25, 26, 27 te k.p. Kjo dispozite ben te mundur shtrirjen e pergjegjesise penale edhe ndaj atyre sjelljeve (te mendohet sjellja e shtytesit apo ajo e ndihmesit ) te cilat nese konsiderohen ne menyre individuale nuk prezantojne karakteristikat e faktit tipik. Tek shembulli i meparshem C-ja ,i cili ndodhet ne makine nuk realizon faktin tipik te vepres penale te vjedhjes.

Ne dogmatiken italiane te viteve te fundit koncepti i “menyrave te shfaqes se vepres penale” perdoret edhe ne lidhje me veprat penale te kualifikuara nga prezenca e rrethaneve lehtesuese apo renduese.

Ne keto raste, fakti tipik prezantohet jo vetem ne aspektet e tij thelbesore, por gjithashtu shpreh edhe disa elementè te tjere (te cilet jane jashte tij), si p.sh. menyra e ekzekutimit, koha e ekzekutimit, veprimi ne nje situate te forte tronditje psiqike, paramendimi, lidhjet me viktimen etj, rrethana keto qe konsiderohen nga ligji me vlere per te cilesuar vepren penale si me te lehte apo me te rende. Ne baze te ketyre rrethanve – lehtesuese apo renduese – ndryshon edhe masa e denimit qe i aplikohet te pandehurit (4).

Megjithate nuk duhet bere konfuzion me vepren penale te thjeshte. Vepra penale e thjeshte eshte perfekte ne qofte se paraqet te gjithe elementet thelbesor te saj.

Vetem ne qofte se fakti konkret i realizuar nga i pandehuri paraqet perveç ketyre elementeve, qe duhet te jne prezent, edhe element te tjere shtese (acidentalia), atehere shfaqet vepra penale e cilesuar nga rrethana renduese ose lehtesuese.

Nje forme tjeter e shfaqes se vepres penale, per doktrinen italiane, eshte ajo e bashkerealizmit te disa veprave penale (5) me nje veprim apo nje mosveprim (kjo figure eshte e njohur edhe ne kodin penal te Shqiperise ne nenin 55). P.sh. me nje goditje me pistolete vriten dy persona. Dhunohet dy here neni 76 k.p. dhe si rrjedhim i pandehuri do te pergjigjet per dy vepra vrasjeje; ose p.sh. A i cili perdhunon B ne nje park publik realizon si vepren e mardhenieve seksuale me dhune te parashikuar ne nenin 102 k.p., ashtu edhe ate te prishjes se qetesise publike te parashikuar ne nenin 274 k.p.

 

II. Origjina e kategorise dogmatike te “menyrave se shfaqes se vepres penale”.

Per here te pare shprehja “menyrat e shfaqes se vepres penale” ne fjale eshte perdorur rreth 1910 ne Gjermani nga Beling dhe shprehja ishte “erscheinungsformen”.

Megjithate, ne perdorimin e Beling-ut kjo shprehje kishte nje kuptim shkencor, me ane te se ciles kerkohej te shpjegohej, se ne disa raste nje fakt i parashikuar nga ligji si veper penale shfaqej ne menyre te ndryshme nga dispozita ne te cilen parashikohej. Kjo, si rrjedhim, kerkonte nje shtese tipiciteti dhe me ekzaktesisht, manifestonte nevojen e nje integrimi te dispozites baze, ne vetvete e pa afte per te mbuluar faktin e realizuar, i cili si rrjedhim nuk mund te denohej.

Shtesa e tipicitetit, pra te parashikimit ligior (6) – kishte si qellim sjelljen e nje forme pergjegjesie shtese, perkrah asaj kryesore te parashikuar nga dispozita e pjeses se posaçme.

Duke qene ky koncepti i cili kerkohej te jepej me shprehjen “menyra e shfaqes se vepres penale”, kategoria ne fjale i aplikohej vetem instituteve te tentatives e te bashkepunimit ne vepren penale, por jo edhe institutit te vepres penale te cilesuar nga rrethana lehtesuese ose renduese.

Beling ne sistemin e tij konsideron shprehjen ne fjale ne lidhje me istitutet e tentatives dhe te bashkepunimit, pasi vetem per tentativen dhe bashkepunimin mund te flitet per nje “menyre shfaqeje” te faktit te parashikuar si veper penale. Ne keto dy raste, fakti i realizuar shfaqet ndyshe nga fakti tipik i parashikuar ne dispoziten e pjeses se posaçme, situate kjo qe ben te nevojshme nje integrim te dispozites ndeshkuese te pjeses se posaçme me nje dispozite tjeter (edhe), e afte per te shtrire tipicitetin e dispozites ndeshkuese edhe fakteve te cilet paraqiten ndryshe.

Te shohim rastin e tentatives.

Nuk ka dyshim, se nje veper penale e mbetur ne tentative perben nje fakt qe nga ana fenomenologjike eshte krjet ndyshe nga fakti i realizuar.

Eshte e qarte se nje gje eshte vrasja e nje njeriu, qe do te thote perfundimi i funksioneve jetesore te tij, tjeter eshte tentativa per te vrare nje njeri ku fenomeni i vdekjes nuk realizohet.

Por per te ndeshkuar ke tenton duhet qe dispozites qe parashikon nje veper penale ti shtohet, ne menyre normative, tipiciteti me ane te nje dispozite e cila parashikon tentativen. Si rrjedhim ne rastin e vrasjes se mbetur ne tentative do te aplikohet neni 76 k.p.sh (vrasja) dhe neni 22 k.p.sh. (tantativa). Pra, kemi te bejme me nje fenomen integrimi dispozitash.

Si shtesa e tipicitetit ashtu edhe prespektiva e nje denimi te ndryshem, varen jo nga dispozita ndeshkuese baze e parashikuar ne pjesen e posaçme te kodit dhe qe perben dispoziten kryesore pasi ne baze te saj duhet te percaktohet gjykimi, por varen nga ekzistenca e nje dispozite te metejshme, e cila integron dispoziten e pjese se posaçme. Ne mungese te kesaj dispozite, dispozita e pjese se posaçme nuk mund te aplikohet fakti i cili siç e thame eshte i ndryshem nga ai i pershkruar ne kete te fundit.

I njejti arsyetim mund te behet per bashkepunimin ne veper penale i parshikuar nga nenet 26, 26, 27 k.p.sh. ku fakti i realizuar nga bashkepuntori eshte natyrisht i ndyshem nga ai i realizuar nga ekzekutori, autor i vepres. Ne qofte se bashkepuntori do te ishte vete ekzekutor, autor, i vepres penale, nuk do te kishte nevoje per dispozitat mbi bashkepunimin. Dispozitat mbi bashkepunimin behen te nevojshme ne momentin kur fakti i realizuar nga bashkepuntoret eshte i ndryshem nga ai i ekzekutorit, pasi ne munges, bashkpuntoret nuk mund te denohen vetem ne baze te dispozites se pjese se poaçme, e cila i drjetohet autorit material te faktit tipik. Si rrjedhim eshte e nevojshme nje dispozite e cila integron dispoziten ndeshkuese baze.

Eshte e qarte pra, se ne mendimin e Beling koncepti i “menyres se shfaqes se vepres penale” nuk ishte thjeshte nje mjet didaktik kalsifikues, por rrjedhim i nje mendimi shkencor. Te njejtin arsyetim do te bej me pas edhe Gustav Radbruch ne vitet 1920.

 

III. (vazhdon) Kritike konceptimit te kategorise se “menyrave se shfaqes se vepres penale” ne lidhje me institutin e vepres penale te cilesuar nga rrethana lehtesuese apo renduese dhe te institutit te bashkerealizimit te disa veprave penale.

Ne Itali ne terminollogjine “menyrat e shfaqes se vepres penale” futen tentativa, bashkepunimi, bashkerealizimi i disa veprave penale, vepra penale e cilesuar nga rrethana lehtesuese apo renduese. Ky klasifikim behet jo vetem per te ndare keto institute te parashikuar ne kodin penal italian nga vepra penale e kuptuar ne elementet e saj thelbesor. Aktualsiht, ne tekstet e mesimdhenjes te se drejtes penale kjo shprehje ka marre nje kuptim klasifikues, didaktik, per te ndihmuar juriste – in fieri – ne kryerjen e nje studimi sistematik te teorise se pergjithshme te vepres penale.

Kjo menyre aplikimi e kategorise se “menyres se shfaqes se vepres penale” nga ana e doktrines italiane nuk mund te pranohet.

Shprehja ne fjale duhet izoluar rreth koncepteve te tentatives dhe bashkepunimit dhe kjo per nje arsye llogjike shkencore. Kjo arsye qendron ne faktin se nuk eshte e nevojshme nje dispozite ndeshkuese shtese per veprat penale te cilesuara nga rrethana lehtesuese ore renduese.

Ne momentin kur vendoset dispozita baze, elementet rrethanor per tu aplikuar nuk kerkojne nje shtese tipiciteti. Rethanat cilesuese ose renduese nuk jane te afta per te bere nje kalim tipiciteti, pasi fakti tipik mbetet gjithmone i njejti dhe nuk eshte i nevojshem fenomeni i integrimit te dispozitave. Ky i fundit eshte i domosdoshem kur fakti paraqitet i ndryshem nga ai i pershkruar ne dispoziten ndeshkuese te pjeses se posaçme.

Akoma me lehtesi mund te konstatohet se, duke e perqendruar diskutimin rreth kuptimit shkencor te shprehjes, perjashtohet nga ajo edhe instituti i bashkerealizimit te disa veprave penale.

Ne bashkerealizimin e veprave penale çdo fakti tipik te realizuar, i pergjigjet nje vepre penale specifike e plote dhe qe nuk ka nevoje per as njelloj integrimi. Ne keto raste kemi te bejme me nje disipline te posaçme (e pranishme siç e thame edhe ne nenin 55 k.p.sh.) e cila lidhet me menyren e realizimit te veprave penale (p.sh. dy vepra te realizuara me nje veprim), por ku çdo veper ka nje autonomi te saj.

 

  1. Konkluzione.

Ne perfundim, duket e qarte se institutet e vepres penale te cilesuara nga rrethanat lehtesuese dhe renduese dhe te bashkerealizmit te veprave penale nuk mund te futen ne konceptin e “menyrave te shfaqes se vepres penale”.

Ky konkluzion i cili nuk pranohet nga doktrina italiane – e cila niset nga premisa kalsifikuese didaktike e shprehjes ne fjale – gjen nje adezion te larte ne Spanje, Portugali dhe Amerike latine dhe kjo per faktin se keto shtete, prej shume vitesh, jane orientuar drejt dogmatikes gjermane (7).

Per mendimin tone, per t’ju pergjigjur nevojave didaktike–klasifikuese, mund te gjehen shprehje te cilat mund te realizojne qellimin ne fjale pa qene i nevojshem shperfytyrimi dhe aplikimi pa kriter i kategorive dogmatike tradizionale, te cilat i pergjigjen nje sere arsyetimesh te rrepta shkencore.

 

Bozheku Ersi

 

 

1( ) Per te gjithe shih. F. MANTOVANI, Diritto penale, p.g., V ed., Padova, 2007.

2( ). C. FIORE – S. FIORE, Diritto penale, p.g. III ed., Milano 2008.

3( ) Mbi konceptin e tentatives, F. RAMACCI, Corso di diritto penale, IV ed., Torino, 2006; f. 439 dhe vazhdim, F. RAMACCI, Il tentativo, ne Studi Senesi, 2003, f. 541 dhe vazhdim; F. RAMACCI, Il recesso: tentativo circostanziato o delitto impefito?, ne Studi Senesi, 1996. T. DELOGU, La struttura del delitto tentato, ne Ann., dir. proc. pen., 1937, f. 551; G. FIANDACA, Sulla configurabilità del tentativo nei delitti di omissione, ne Ind., pen., 1976, f. 13; C. FIORE, il reato impossibile, Napoli, 1959; G. FLORA, Il ravvedimento del concorrente, Padova, 1984. G. FIANDACA – E. MUSCO, Diritto penale, p.g., VI ed., Bologna, 2009, f. 459 dhe vazhdim. Ne doktrinen shqiptare I. ELEZI – S. KAÇUPI – M. HAXHIA, Komentar i kodit penal te Republikes se Shqiperise, Tirane, 2006. SH. MUÇI, E drejta penale, pjese e pergjithshme, Tirane, 2007;

 

4( ) Mbi argumentin e rrethanave cilesuese te vepres penale A.M. STILE, Il giudizio di prevalenza e di equivalenza tra le circostanze, Napoli, 1971; A.M. STILE, Discrezionalità e politica penale giudiziaria, ne Studi Urbinati, 1976-1977, f. 275 dhe vazhdim; T. PADOVANI, Circostanze del reato, ne Dig. disc. pen., II, 1988, f. 187; A MELCHIONDA, La nuova disciplina di valutazione delle circostanze del reato, ne Riv. it. dir. proc. pen., 1990, f. 1443 dhe vazhdim; A. MELCHIONDA, Le circostanze del reato, Padova, 2000.

5( ) F. ANTOLISEI, Concorso formale di reati e conflitto apparente di norme, ne Gist. Pen., 1942, II, f. 209. F. COPPI, Reato continuato e cosa giudicata, Napoli, 1969. F. MANTOVANI, Concorso e conflitto di norme nel diritto penale, Bologna, 1966; G. MARINI, Concorso di reati e di pene (diritto penale), ne Nss. Dig. it., Appendice, II, Torino, 1980; R. MESSINA, Concorso formale di reati, Milano, 1979; A. MORO, Unità e pluralità di reati, II ed. Padova, 1954.

6( ) Ne doktrinen e se drejtes penale fjala tipicitet shpreh parashikimin e bere nga ligjvenesi. Eshte tipik çfare eshte parashikuar nga ligji. Tipiciteti ne teorine e pergjithshme te vepres penale perdoret si ne lidhje me faktet e parashikuar nga ligji si veper penale ashtu edhe per istitutet e tjere te parashikuar ne kodin penale te cilet modifikojne ose orjentojne kuptimin e faktit tipik. P.sh. tipike eshte dispozita e bashkepunimit. Mund te dashkepunohet vetem ne menyrat e parashikuara nga kodi penal. P.sh. ne baze te nenit 26 te kodit penal te Shqiperise mund te bashkepunohet me ane te shtyrjes ne realizimin e nje vepre penale, me ane te dhenjes ndihme, me ane te organizimit per te realizuar nje veper penale. Nuk mund te quhet bashkepuntor subjekti i cili, edhe pse ne dieni rreth realizmit te nje vepre penale, nuk kallxon kete te fundit perpara organeve kompetente. Ne kete rast subjekti ne fjale nuk mund te cilesohet bashkepuntor, pro mund te therritet per gjykim pasi realizon vepren e moskallximit te krimit i parashikuar nga neni 300 k.p.sh.

7( ) Ne doktrinen italiane kritika jone mbeshtet nga F. RAMACCI, Corso di diritto penale, cit. Autori, pikerisht per te evituar shperfytyrimin e konceptimit shkencor, nuk perdor shprehjen “menyrat e shfaqe se vepres penale” por shprehjen “format e vepres penale”. Gjiathashtu shih edhe F. FAMACCI, Il tentativo, ne Studi Senesi, cit.

Bozheku Ersi

Scrivi un commento

Accedi per poter inserire un commento